Ngjarja që ka tronditur mbarë shoqërinë ku një 14-vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij ishte temë diskutimi sot në “People” nga Flori Gjini, në Euronews Albania.
I ftuar në panel ishte dhe gazetari Andi Llabuti i cili shprehu indinjatën e tij me prindërt e autorit të dyshuar për mos reagimin e tyre ose për mos pasjen e një ndjese publike apo falje për aktin kriminal të djalit të tyre.
Ndër të tjera Llabuti tha:
“Autori i dyshuar nuk ka shfaqur shenja pendese as në polici as në prokurori dhe mua më bën shumë përshtypje dhe më vjen tmerrësisht keq dhe më lë një pikëpyetje shumë të madhe që prindërit e djalit që kreu këtë akt kriminal nuk kanë dalë akoma që të kërkojmë falje, që me këtë rast ne të kuptojmë se çfarë niveli janë prindërit që është ky lloj fëmije.
“Të paktën këta prindër duhet të dalin dhe të kërkojnë falje publike, dhe në disa fjalë që ata mund të thonë ne të kuptojmë thelbin, që kjo gjë është ngjizur nga familja, nga keqtrajtimi apo ka një situatë të vështirë në familje që ky djalë arriti deri në këtë pikë”.
/a.r