Nëse kujtoni se militantizmi partiak i kreut të shtetit ka një kufi, gjithmonë do të gaboheni. Bujar Nishani sapo ka njoftuar se do të shkojë në mesditë tek Parku i Liqenit, për të parë nga afer punimet për parkun e fëmijëve që po ndërton bashkia e Tiranës. Vërtetë i habitshëm ky kryetar shteti që kthehet edhe në ambjentalist të improvizuar, vetëm për shkak të inatit ndaj Ramës e Veliajt.
Ja njoftimi i Presidences:
Ju njoftojme se sot, dt. 13 prill 2016, ora 12:00 Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ne pergjigje te fteses se anetareve te grupimit qytetar, do te vizitoje nga afer vendin ku po zhvillohet projekti ndertimor ne Liqenin Artificial.