UEFA ka dënuar Kosovën me humbje në tavolinë të ndeshjes ndaj Rumanisë, me rezultatin 3-0. Shkak për këtë, është bërë braktisja e ndeshjes nga lojtarët “dardanë”, pak sekonda para fundit.
Futbollistët e Kosovës, u larguan nga fusha e lojës, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare nga tifozët rumunë. Pavarësisht se gjyqtari kërkoi rikthimin e skuadrave në fushë, lojtarët e Kosovës refuzuan.
/a.r