Nga Artur Ajazi
Ajo që ka ndodhur në 3 dekada e gjysëm tranzicion, me shkollat dhe krejt sistemin arsimor, quhet një barbari institucionale e huazuar. E përsëris, e huazuar, sepse jemi mësuar të dëgjojmë nga shumica e ish-ministrave të Arsimit se “kemi modelin anglez, kemi modelin norvegjez, atë danez, apo dhe atë italian”. Ne nuk kishim pse merrnim mdele të tjera nga jashtë, kur kishim modelin shqiptar. Atë model që ka qenë dhe mbetet edhe sot në “demokraci”, modeli më i përsosur në sistemin tonë arsimor.
Nxënësi mësonte, edukohej, dhe respektonte edukatorin e tij, mësiesin. Humbja e dinjitetit të mësuesit pas ndryshimeve politike, ka ardhur gradualisht, duke shpërfytyruar emrin, figurën, dhe rëndësinë e tij në klasë, oborre shkollash, madje dhe në jetën e përditshme të çdo nxënësi. U hoqën qysh muajin e dytë të qeverisjes së PD-së në 1992, gjithë drejtorët e shkollave. U bë një listë me mbi 2670 drejtorë, nëndrejtorë, apo dhe mësues tepër të përgatitur, duke i etiketuar ata si “komunistë”. Në emër të “demokracisë” u bënë rraprezalje në krejt sistemin shkollor, dhe ju hap rruga emërimeve militanteske.
Drejtorë shkollash, nëndrejtorë shkollash, drejtorë arsimi në rrethe, u bënë militantë të pashkolluar, pa asnjë nivel arsimor, dhe me defiçencë të madhe edukative. Arsimin e mbuloi injoranca dhe mediokriteti, kurse shkollat u mbushën me mësues që nisën të dilnin ose me nota negative dhe përsëritës 2 herë të një viti akademik, ose me diploma fallco.
Drejtues dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit, nisën të bëheshin ata që blenin diploma, madje dhe doktoratura në Sofie dhe Strugë. Sistemi arsimor, kishte marrë “grushte” të fuqishme. Në shkolla, klasa, dhe krejt administratën e drejtorive arsimore, kishte nisur shthurrja, mungesa e respektit për mësuesin, u shtuan aktet e rrugaçërisë, dhe çdo shkelës i ligjit dhe rregullores së shkollës, merrej në mbrojtje nga drejtoria eprore ose nga PD-ja lokale. Nga Ministria e Arsimit e asaj kohe, nisën të vinin qarkore që demoralizonin dhe denigronin mësuesin dhe figurën e tij, dhe ngrinin në piedestal nxënësin dhe veprimet e tij antiedukative, dhe rrugaçeske. Në shkolla ishte futur mentaliteti i militantizmit partiak.
Mësuesit ankoheshin në drejtoritë e shkollave apo në drejtoritë arsimore, dhe dilnin prej andej të zhgënjyer , frikësuar dhe pezmatuar. Kishte marrë fund, misionin i tyre edukativ. U pushoje nga puna si mësues, edhe kur “ngrije zërin” në klasë, pasi qortoje nxënësin që prishte orën e mësimit, apo godiste shokun edhe në prani të mësuesit. Arsimi kishte nisur rrugën drejt greminës. Por kjo nuk ndodhi vetëm nën qeverisjen e PD-së. Katrahura vazhdoi edhe kur në pushtet erdhi Fatos Nano, dhe më pas Sali Berisha, 2005 deri 2013. Edhe pse në seminare dhe konferenca arsimore kombetare dhe nderkombëtare, vihej theksi tek “rikthimi i autoritetit të mësuesit në shkolla”, ish-ministrat e Arsimit vazhdonin të adaptonin “modele spanjolle, gjermane, zvicerane apo dhe amerikane”, për ti zbatuar në shkollat tona. Edhe pse specialistët e fushës së arsimit, ripërsërisnin me forcë “rikthimin e autoritetit të mësuesit në shkolla, si treguesi i vetëm i efiçencës së orës së mësimit në ciklin 9 –vjeçar dhe të mesëm”, duket se tatëpjeta vazhdonte.
Aktet e dhunës nxënës-nxënës brënda oborreve shkollore, klasave, apo dhe dhuna verbale dhe fizike edhe ndaj mësuesve, zinte një vend të konsiderueshëm në raportet mujore dhe vjetore që drejtoritë arsimore i dërgonin asokohe Ministrisë së Arsimit. Rastet e fundit, me vrasje dhe plagosje nxënësish, duhet të na shpien në finalizimin e duhur të rikthimit të autoritetit të mësuesit në shkolla. Mësuesi nuk guxon ti flasë, qortojë, apo dhe ndalë nxënësin të ulurasë, ofendojë, shajë me fjalë banale, dhe dhunojë shokun dhe shoqen e klasës, pasi mund të thirret në drejtori dhe të paralajmërohet për “pushim nga puna”. Jooo, nxënësit edhe kur rreh shokun, edhe kur thyen xhamat e shkollës, edhe kur nxjerr thikën dhe plagos dikë në oborrin e shkollës, i duhet folur me “ejvalla”, pasi “nxënësi rrugaç trishtohet, dhe i prishet humori”.
Kjo mënyrë trajtimi e mësuesit, na ka futur në shtigje të rrezikshme, dhe e ka degraduar sistemin arsimor, duke rrezikuar të ardhmen e brezave. Rikthimi i autoritet të mësuesit, mbetet e vetmja rrugë e rikthimit të normalitetit në shkollat tona. As “psikologu”, as “oficeri i sigurisë”, as “koordinatori cilësisë”, dhe askush tjetër, nuk ka rezultuar dhe nuk do të rezultojë me efikasitetin e duhur, sa rikthimi i autoritetit të Mësuesit në Shkolla.
Një e vërtetë absolute. Mësuesi është denigruar pafundësisht