Gazetarja Glidona Daci shprehet se autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë marrjes në pyetje.
Kujtojmë që sot 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen u arrestua. Pas ngjarjes, ai kishte postuar në rrjetin social Snapchat një foto të tijën me grushtin ngritur lart ndërsa i dallohej edhe dëmtimi në dorë.
“I mituri tjetër i cili po ashtu është në konflikt me ligjin dhe akuzohet për vepra të rënda penale, është një i mitur i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur shenja pendese.
Edhe gjatë pyetjeve në prani të psikologut nga ana e organeve ligjzabtuese, sipas informacioeneve, duket sikur nuk është i penduar dhe kjo është ajo më shokuesja dhe më e rënda në këtë histori, ajo që dhemb edhe më shumë.
Fakti që të mitur, 14 apo 15 vjeçarë përpos marzhit të dënimit që mund të marrin, sepse Kodi Penal i të miturve parashikon edhe lehtësira të ndryshme në lidhje me këtë çështje për shkak edhe të lehtësirave dhe pozitave që kanë, por ajo që dhemb realisht në këtë histori është fakti që ne po rrisim fëmijë të dhunshëm dhe mesa duket e gjithë shoqëria ka dështuar”, tha ajo.
Edhe ky shkerdhate femiet,te kalbet ne burge,i ndjeri Martin ne parajs,a ky i degjeneruar femije te ngordhin si qeni ne burge.Zduhet te kete meshire,per kriminelt,i ciles do moshe te jete,sa mire dinte ti fuste thiken pa meshire,moshatarit tije.Per nji qenie te gjalle,vrases i ndyre zduhet te meshire