Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Desenzano, në rajonin e Breshias në Itali, ka rezultuar fatal për një 35-vjeçar shqiptar.
I riu, Iliaz Ismaili, i cili banonte në këtë zonë ka ndërruar jetë pasi një furgon ka përplasur motorin e drejtuar prej tij.
35-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës, por nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja me furgon në rrugën Gramsci.
Viktima Iliaz Ismaili punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.
/a.r