Një sasi prej rreth 50 kilogramësh kanabis u sekuestrua nga autoritetet në Kapshticë. Droga, sipas asaj që raporton gazetarja Daniela Zisi ishte fshehur në një kamion me destinacion Greqinë.
Për ngarkesën autoritetet policore vunë në pranga transportuesit, babë e bir, 68 vjeç dhe 35 vjeç nga Tirana. Droga u zbulua gjatë kontrollit me skaner të kamionit. Ajo ishte e fshehur brenda 44 shufrave metalike të vendosura në pjesën e tavanit e rimorkios.
/a.r