Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, i pyetur nga moderatori Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për gjendjen e sigurisë në Shkodër, mohoi se atje ka zona ku policia nuk i ka nën kontroll. Hodaj, ish-drejtor I policisë në Shkodër, u shpreh se ngjarja e fundit në Dobraç me 4 viktima është e rëndë dhe po trajtohet me kujdes nga SPAK.
Ylli Rakipi: Në Shkodër ka baza të organizatave kriminale ku thuhet se policia nuk hyn dot. Kaq i fuqishëm është krimi aty?
Ervin Hodaj: Nuk e besoj se është kështu. Nuk ka vend ku policia e Shkodrës nuk hyn për të mbizotëruar territorin. Shkodra ka qenë një qytet problematik. Janë trajtuar nga policia, janë arrestuar. Të gjithë këta që po flasim, janë arrestuar disa herë nga policia dhe kjo betejë vazhdon. Ngjarja e fundit është e rëndë, po trajtohet me kujdes edhe për shkak të sensibilitetit, por mendoj se pas transferimit të kësaj dosje në SPAK, objekti i hetimit do të jetë më i gjerë. Po punojmë dhe do të kemi rezultate konkrete në ditët në vijim.
Ylli Rakipi: Ka dyshime që personi i tretë në masakrën e Dobraçit është Ibrahim Lici.
Ervin Hodaj: Nuk është e rëndësishme pë ta identifikuar personin e tretë, nuk është pjesa më e rëndësishme e hetimit. Edhe për publikun.
/a.r