Policia e Shkodrës njofton se mbrëmjen e djeshme ka marrë një telefonatë nga një shtetas, i cili kishte dëgjuar të shtëna ndaj automjetit të tij. Sipas Policisë nuk ka dëme në automjet, por kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shkodër/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/a.r