“Sa i madh je!”. Ky është titulli me të cilën hapet e përditshmja sportive spanjolle Marca, kushtuar i gjithë Cristiano Ronaldos, autor i tre golave kundër Wolfsburgut. Real Madridit i duhej të fitonte minimalisht 3-0 për t’u kualifikuar pas humbjes 0-2 dhe për gjithçka mendoi Ronaldo.
Sot luhet derbi spanjoll midis Atletico Madrid e Barclonës dhe Marca i ka kushtuar gjysmën e faqes edhe skuadrës tjetër madrilene, duke shkruar “50 mijë besojnë kundër kampionëve”. Atletico duhet të përmbysë humbjen 1-2.
Edhe madrilenia tjetër, AS, hapet me fjalë dashurie për portugezin. “Si mos të të duash…” është titulli i faqes së parë.
E përditshmja katalanase Sport minimizon suksesin e portugezit: “Ronaldo përmbys falë mungesës së rivalëve”, dhe i kushtohet natyrshëm ndeshjes së sotme, me titullin e madh: Nëna e të gjitha ndeshjeve.
Edhe El Mundo Deportivo, gazeta tjetër e Barcelonës, i kushton pak rëndësi Ronaldos, ndonëse pa minimizuar arritjen, dhe hapet me titullin për ndeshjen e sotme: Finalja e Primeras, pas luajnë dy të parat e kampionati.
Ekstazë edhe në Portugali për Ronaldon, të cilin O Jogo e quan “Pronari i ligës”. A Bola përqendrohet te Benfica, duke u hapur me një foto të madhe të Shqiponjës, simboli i skuadrës, me titull “Në krahët e ëndrrës”. Portugezëve u duhet të përmbysin humbjen 0-1 me Bayern.
Delir edhe në Angli, për suksesin e arritur nga Manchester City. “Thjesht më i miri”, shkruan The Sun për De Bruyne, ndërsa L’Equipe i Francës titullon “Çfarë fiaskoje” për eliminimin e Paris SG.