Spartak Ngjela dhe Vera Bekteshi, kanë rrëfyer për Top Channel, jetën në Bllok, në kohën e komunizmit.
Spartak Ngjela: Blloku ishte i izoluar sepse ata ruheshin. Vetë blloku ishte krijuar sepse ata kishin frikë nga atentatet. Nuk e kishin të tyren. Kështu e kishte Moska dhe gjithë lindja, që krerët rrinin në një lagje të veçantë që ruheshin nga ushtarë. Jeta e brendshme ishte e vdekur, por të rinjtë dilnin në Tiranë dhe nuk e vrisnin mendjen, kot ruheshin. Kot e kishin frikën.
Vera Bekteshi: Blloku ishte një Big Brother më shumë se kudo në Shqipëri. Diktaturas dihet që kanë paranojën, sepse duke lënduar shumë njerëz kanë krijuar shumë armiq. Asaj do t’i ruhen kësaj gjëje, për këtë do të ruheshin. Përdorën edhe ne mekanizmat tona mbrojtës, për të njohur të ngjashmit e tu.
Në Bllok, aty ku jam rritur, kisha shoqëri që e kam edhe sot. Por me ato nuk do të bëja kurrë ato biseda që bëja me shokët e mi. Dallohej edhe në biseda më të vogla marrëdhënia që kishin me regjimin, përfshirë ata që kundërshtonin.
Ne ishim 4, Vladimir Shehu djali i kryeministrit, Agim Myftiu djali i zv-kryeministrit, Spartak Ngjela djali i ministrit të tregtisë dhe unë që e kisha babanë në nivel më të ulët pushtetari.
A mund të vritej Enver Hoxha?
Spartak Ngjela: I vetmi plan ishte do të vritej apo jo Enver Hoxha. Nuk kishte rrugë tjetër. Po të ishte vrarë Enver Hoxha do të kishte shpëtuar Shqipëria. Vetëm mund të vritej tek Blloku i Durrësit, pasi nuk ishte kaq i izoluar sa Blloku i Tiranës. Ai me një çadër qëndronte në Durrës, lexonte. Me një revole thyente qafën, por ishte doktrina.
Vera Bekteshi: Ne që ngelëm gjallë, unë dhe Taku, lamë dëshmi. Taku ka lënë disa vëllime me një analizë shumë interesante të diktaturës shqiptare dhe historisë së kampit lindor komunist. Unë kam shkruar për diktaturën, më i rëndësishmi është “Vila”. Ne të katërt u dënuam, Ladit iu mor jeta në kontekstin e tij. Agimi nuk u dënua, por u përzu nga Blloku. Më pas vdiq në një mënyrë të papritur. Kurse unë dhe Spartaku përjetuam, ai burg dhe unë internim të gjatë.
Shoqëria e fëmijëve të udhëheqësve të lartë që i mbijetoi “kthetrave” të diktaturës
Vera Bekteshi: Ne ishim 4, Vladimir Shehu djali i kryeministrit, Agim Myftiu djali i zv-kryeministrit, Spartak Ngjela djali i ministrit të tregtisë dhe unë që e kisha babanë në nivel më të ulët pushtetari.
Spartak Ngjela: Unë dola dhe jashtë shtetit, sepse isha tek instituti i historisë. Por problemi është se unë nuk qëndrova. Miqtë e mi thanë që nuk do të kthehesha më, por atje nuk kisha çfarë të bëja.
Vera Bekteshi: Ne ishim tipa të ndryshëm. Agimi ishte shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. Ai më ka bërë një zgjerim të kulturës, sepse kishte mundësi të për të marrë libra letërsie dhe artit pamor. Me atë takohesha më shpesh, sepse e kisha këtu në Tiranë. Po ashtu edhe më Spartakun takohesha shpesh.
Më pas u ndamë në fakultete të ndryshme, por takoheshim shumë në plazh, atje flisnim se ishim në det nuk kishte kush na përgjonte. Vladimiri ishte një dëgjues i jashtëzakonshëm dhe shpjegonte. Spartaku ishte njeriu më gazmor në botë. Ne takoheshim jashtë bllokut, ndjenim kontrollin.
Ky ishte një reaksion ndaj aksionit mbytës. E vetmja mënyrë ishte të iknim dhe në iknim. Ajo që na lidhte bashkë ishte divulgimi, që të katërt ia shprehnim kënaqësinë që merrnim nga letërsia ose filmi.
/a.r