Energji e rinovueshme, turizëm i qëndrueshëm, por dhe përmirësim i zinxhirit ushqimor janë 3 nga 7 fushat më të rëndësishme që Shqipëria do të fokusohet më shumë në zhvillimin e tyre deri në vitin 2030.
Të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare Shqipëria 2024-2030, qeveria synon transformimin e vendit në një qendër inovacioni dhe zhvillimi të qëndrueshëm me qëllim përafrimin e legjislacionit dhe plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian.
“Strategjia S3 është hartuar për të adresuar disa sfida të ekonomisë shqiptare, përfshirë: Mungesën e diversifikimit ekonomik, Investimet e ulëta në kërkim dhe zhvillim, Eksodi i fuqisë punëtore dhe largimi i trurit, Mungesë e koordinimit ndërmjet sektorëve.”
Më shumë para do të investohen në drejtim të sigurimit të një zinxhiri ushqimor të shëndetshëm pasuar në investimet për kërkim dhe inovacion ndërsa pas nuk mbetet as zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm. Diaspora por dhe fokusimi tek të rinjtë do të kenë një vëmendje të veçantë.
“Rritja e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke qenë lider rajonal në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe lëndëve të para, Transformimi i Shqipërisë në një destinacion kryesor turistik të qëndrueshëm nëpërmjet trashëgimisë kulturore, turizmit shëndetësor, agroturizmit dhe ekoturizmit. Transformimi i Sektorit të Bujqësisë për të ofruar ushqim të shëndetshëm nëpërmjet Bujqësisë organike, përdorimit të teknologjive inovative për një përpunim të sigurt të ushqimeve etj. Janë disa nga hapat që do ndërmerren.”
Këto programe luajnë një rol vendimtar në formësimin e strategjisë S3, pasi ato ofrojnë platforma për Shqipërinë për të integruar praktikat evropiane në inovacion, kërkim dhe transformim digjital.
Duke investuar në kërkim dhe zhvillim, digjitalizim dhe aplikimin e teknologjive të reja qeveria synon deri në 2030 konkurrueshmërinë ekonomike, vende të reja pune, rritje të investimeve të huaja, përfitime për diasporën dhe transformimin digjital.
Zbatimi i strategjisë do të kushtojë 1.18 miliardë euro, rreth 424 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i shtetit, afërsisht 266 milionë euro nga fondet e BE-së dhe 143 milionë euro nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë./A2 Televizion