Ish-ministrja e kulturës e Francës Aureli Filipeti aktualisht deputete e krahinës se Mozeles mohon qe te këtë pasur parasysh Partine Socialiste te Shqipërisë, kur tha se e majte franceze nuk duhet te beje zgjedhje sipas modelit shqiptar. Vizion Plus kontaktoi me zonjën Filipeti. Ne përgjigjen e saj, deputetja e parlamentit francez thotë se deklarata e saj është deformuar dhe se krahasimin e ka bere jo me PS, por me periudhën e sistemit diktatorial.
Çfare keni parasysh saktësisht?
“I dashur zotëri me vjen keq per këtë keqkuptim, por kur ne politiken franceze përdorim shprehjen zgjedhje shqiptare, me këtë kemi parasysh periudhën e diktaturës, kohen kur kishte vetëm nje parti dhe kandidati i saj merrte 99 % te votave
A kishte ndonjë lidhje fjala juaj me Partine Socialiste te Shqipërisë?
“Nuk kisha parasysh Partine Socialiste te Shqipërisë dhe me vjen shume keq qe kjo gjë është keqinterpretuar”.
E majta franceze është ne prag te zgjedhjeve dhe ne qëndrimin e saj te publikuar nga gazeta “Le Parisien”, zonja Filipeti shprehej se socialistet qe mbështesin Fransua Hollonde kërkojnë qe ai te rilegjitimohet dhe te forcoje me tej pozitat, duke mos pranuar garën reale. Partia e socialisteve franceze e ka shtyre për ne muajin qershor marrjen e vendimit, nëse do te ketë nje apo disa kandidate ne zgjedhje për kreun e saj.