Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar pak më parë nga Demokracia e Re ish-kryeministrin konservator Antonis Samaras.
Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish-liderit të Demokracisë së Re në gazetën To Vima të së dielës, ky ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis.
Samaras në intervistën e tij shkruan tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.