Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova, se do ta kthente të paktën një vit, regjimin e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha edhe në Kosovë.
“Nga njëherë po them se po të kisha mundësi do ta ktheja për një vit në Kosovë, sepse hajnin nuk e kish lejuar”, ka thënë Blakaj.
Këto komente Blakaj i ka dhënë duke folur për mundësinë e ndërtimit të një përmendoreje të ish-diktatorit shqiptar në Kosovë, nga një grup përkrahësish të Enver Hoxhës. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.