Nga av.Gurali Brahimllari
Kohët e fundit, në shtypin juridik të vendeve të BE, ka ka marrë vëmendje të shtuar, hyrja në fuqi e DIREKTIVËS (BE) 2024/1260 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, e dt 24 prill 2024: ”Mbi rikuperimin dhe konfiskimin e aseteve”. Kjo Direktivë, duke bashkuar në një akti të vetëm rregullat e shpërndara në disa instrumente të ndryshme të BE, synon të harmonizojë legjislacionin e zbatueshëm në vendet e Unionit, për problematikat që lidhen me sekuestrimin/ngritrjen dhe konfiskimin e pasurive në procedurë penale si dhe për administrimin apo rikuperimin e tyre.
Çfarë të rejash sjell Direktiva 2024/1260 e dt 24 Prill 2024?
Kjo Direktivë i ka dhënë një dimesion të ri “konfiskimit të pasurive” për shkak se ka nderthurur konceptet dhe parimet e llojeve të ndryshme të konfsikimit, duke tejkaluar konceptet e konfiskimit të pasurisë në procedurë penale, që bazohet në dënim penale dhe vepron mbi personin, prandaj njihet edhe si masa pasurore “IN PERSONAE”.
Kështu në nenin 12 Direktiva parashikon “konfiskimit klasik” në procesin penale që lidhet vetëm me dënimin e autorit, me vendim përfundimtar, për kryerjen e një vepre penale, në të cilin konfiskimi jepet si dënim plotësues, parashikuar në ligjin penal. Ndërsa në nenin 14 Direktiva parashikon llojin e Konfiskimit “të zgjeruar”, i cili aplikohet kundër“një personi të dënuar për një vepër penale, kur vepra e kryer mund të shkaktojë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfitim ekonomik dhe kur një gjykatë kombëtare është e bindur se pasuria rrjedh nga sjellja kriminale.”
Në nenin 15, Direktiva parashikon pr herë të parë “Konfiskimi i bazuar në mosbindje”, me të cilin masa pasurore jepet edhe pa një dënim penal, paraprak, të autorit për rrethana të përcaktuara qartësisht e që lidhen me mungesën e dhënies së vendimit të fajësisë (pamundësia e gjykimit në mungesë të të dyshuarit, parashkrimi i veprës penale, të dyshur se është kryer prej tij, vdekja e autorit të dyshuar etj). Në këtë rast, që të personi dh/ose trashegimtarët e tij të privohen nga e drejta e pronësisë, kërkohet që të përmbushet kushti (hipotetik) se nëse do të kihste qenë e mundur të vijonte procedimi penal në përfundim “do të të çonte në një dënim penal të autorit për vepra penale. ..” pasuria e të cilit konfiskohet.
Madje Direktiva 2024/1260 ka avancuar deri atje sa ka përshirë edhe konceptet dhe parimet që kanë “të huaja” për masat pasurore në procedurë penale, për shkak se u përkasin llojit të konfiskimit të njohur si “IN REM” që aplikohet në vendimin tonë prej vitit 2004, sipas përcaktimeve në ligjin paranalues apo të njohur edhe si ligji “Antimafia”. Kështu neni 16 i Direktivës së re, titullohet “Konfiskimi i pasurisë së pajusitifikuar lidhur me veprën penale” sipas së cilës në rastet kur nuk mund të zbatohen masat e konfiskimit të neneve 12 deri në 15, Shtetet Anëtare, pa cënuar të drejtat e palëve të treta që kanë fituar pasuritë në mirëbesim, do të marrin masat e nevojshme për të mundësuar konfiskimin e pasurisë së identifikuar në kontekstin e një hetimi në lidhje me një vepër tejkaluar llojin e njohur si penale, me kusht që një gjykatë kombëtare të jetë e bindur se pasuria e identifikuar rrjedh nga sjellja kriminale e kryer brenda kuadrit të një organizate kriminale dhe se sjellja mund të sjellë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfitim të konsiderueshëm ekonomik….”
Formulimet si më sipër të dispozitave të Direktivës 2024/1260 si dhe llojet e konfiskimit që parashikohen prej saj, janë pritur me interes të veçantë në Republikën Italiane. Duke e “pagëzuar” këtë Direktivë të BE, si një ligj europian Rognoni – La Torre, z. Antonio Balsamo, (zevendes Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Kasacionit në Itali) në raportin e mbajtur në Komisionin Hetimor Parlamentar për fenomenin e mafias dhe shoqatave të tjera kriminale theksoi se “Risia më e rëndësishme e paraqitur nga akti i ri rregullator konsiston në hamonizimin e ligjeve të shtetev anëtare, për formën “Konfiskimi i pasurisë së pajusitifikuar lidhur me veprën penale” e cila paraqet të gjitha karakteristikat thelbësore të masave të parandalimit të pasurisë antimafia, të prezantuar në Itali, me ligjin e datës 13 shtator 1982”
A ndalon Direktiva 2024/1260 konfiskimin ARBITRAR të pasurisë së “Personave të Prekur”?
Në disa dispozita të saj Direktiva e re, edhe pse pranon dhe lejon konfiskimin e pasurive jo vetëm ndaj autorëve të veprës penale por edhe ndaj Palëve të Treta, jo pjesëmarërse në veprimtari kriminale, ka bërë një rregullim përfekt si në lidhje me përcaktimet e subjekteve që përfshihen në konceptin “Persona të Prekur” ashtu edhe për garacite e paprekshmërisë së pronës së Personave të Trete që kanë fituar pasurinë në mirëbesim, duke theksuar të drejtën e tyre për aksesin në gjykim dhe për procesin e rregullt ligjor.
Në përmbajtjen e Dirtektivës përcaktohet qartësisht se “ Rregullat për konfiskimin e palëve të treta duhet të shtrihet si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë, pa cenuar të drejtën e palëve të treta për t ‘u dëgjuar, përfshirë të drejtën për të kërkuar pronësinë e pasurisë në fjalë. Në çdo rast, të drejtat e palëve të treta bona fide (në mirëbesim) duhet të mbrohen në përputhje me ligjin kombëtar.
Duke patur në konsideratë konfuzionin që është shkaktura në vendin tonë pas ndryshimeve me ligjin 35/2017 në Kodin e Procedurës Penale, në lidhje me konceptete “Viktimë” – Person i Dëmtuar – Person i Prekur etj dhe të drejtat e trye në proceisn e caktimit të masave pasurire përfhsirë edhe në procesin e konfiskimit të pasurisë, sjell në vemendje neni 3 të Direktivës që titullohet “Përkufizimet” si vijon:
…8) “viktimë” do të thotë një viktimë siç përcaktohet në nenin 2(1), pika (A), të nenit 2012/29/BE, ose një person juridik, siç përcaktohet në ligjin kombëtar, që ka pësuar dëm ose humbje ekonomike si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë prej veprave penale brenda fushëveprimit të kësaj direktive;…
10) “PERSON I PREKUR” do të thotë:
- një person fizik ose juridik kundër të cilit lëshohet një urdhër ngrirjeje ose konfiskimi;
- një person fizik ose juridik që zotëron pasuri që është objekt i një urdhri ngrirjeje ose konfiskimi;
- një palë e tretë, të drejtat e së cilës në lidhje me pronën që është objekt i një urdhri ngrirjeje ose një urdhri konfiskimi cenohen drejtpërdrejt nga ai urdhër; ose
- një person fizik ose juridik, pasuria e të cilit i nënshtrohet një shitje ndërmjetëse ….
Pra sipas këtyre përcaktimeve rezulton se në konceptin Viktimë përfshihet edhe personat JURIDIK që kanë pësuar dëm ose humje ekonomike; ndërsa Person i Prekur konsiderohet çdo person që cënohet në të drejtat e tij të pronësisë nga zbatimi i një mase sigurimi “ngrirje” – sekuestro preventive, me qëllim konfiskimi. Pavarësisht pozita proceduriale e Perosnit ët Prekur në procesin penale, ai gëzon të gjitha të drejtat që garantohen nga Direktiva dhe legjislacioni i brendëshëm.
Kështu në nenin 13 Direktiva parashikon “Konfiskimin nga një palë e tretë”, duke përcaktuar kushte e rregulla të qarta që mbrojnë të drejtën e pronës duke lejuar privimin prej saj vetëm në rastet kur: “1.. bazuar në faktet dhe rrethanat konkrete të një çështjeje, palët e treta përkatëse e dinin ose duhet ta kishin ditur se qëllimi i transferimit ose blerje ishte shmangia e konfiskimit…. 2. Paragrafi 1 nuk do të cenojë të drejtat e palëve të treta bona fide.”
Për më tepër Direktiva e re e BE, parashikon garancitë në procesin penal, jo vetëm në lidhje me Detyrimin për informimin e personave të prekur (neni 23), por edhe për “MJETET JURIDIKE” që duhet të kenë në dispozicion ata(personat e prekur) për të mbrojtur të drejtat e tyre. Më konkretisht në neni 24 të Direktivës përcaktohet se: 1.Shtetet Anëtare do të sigurojnë që personat e prekur nga urdhrat e ngrirjes … dhe urdhrat e konfiskimit ….të kenë të drejtën për një mjet efektiv dhe për një gjykim të drejtë në mënyrë që të mbrojnë të drejtat e tyre. 2. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që të drejtat e mbrojtjes, duke përfshirë të drejtën e qasjes në dosje, të drejtën për t ‘u dëgjuar për çështjet e ligjit dhe faktit dhe, kur është e përshtatshme, të drejtën për interpretim dhe përkthim, t’ u garantohen personave të prekur që janë persona të dyshuar ose të akuzuar ose personave të prekur nga konfiskimi sipas nenit 16.
Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që personat e tjerë të prekur të kenë gjithashtu të drejtat e përmendura në nënparagrafin e parë. Shtetet Anëtare do të parashikojnë që këta persona të tjerë të prekur të kenë të drejtën e aksesit në dosje dhe të drejtën për t ‘u dëgjuar për çështje të ligjit dhe faktit, si dhe çdo të drejtë tjetër procedurale që është e nevojshme për të ushtruar në mënyrë efektive të drejtën e tyre për një zgjidhje efektive... 4…Shtetet Anëtare do të parashikojnë mundësinë efektive që personi, pasuria e të cilit është prekur, të kundërshtojë urdhrin e konfiskimit sipas neneve 12 deri 16, duke përfshirë rrethanat përkatëse të çështjes dhe provat e disponueshme mbi të cilat bazohen gjetjet, përpara një gjykate, në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin e brendshëm….. 6.Palët e treta kanë të drejtë të pretendojnë titullin e pronësisë ose të drejta të tjera pronësie, përfshirë rastet e përmendura në nenin 13…”
Duke sjellë në vemendjen të lexuesit se në disa opinione dhe analiza të botuara më parë kam shtjelluar në veçanti problematiket e gabuara që ndeshen në praktikën tonë gjyqësore në lidhje me interpetimin e ngushtë të konceptit “Viktimë” në procesin penal dhe mohim e të drejtave të “PERSONIT TË PREKUR” – i dëmtuar/ palë e Interesuar/ Palë e Tretë , me pasojë konfiskimin e pasurisë së këtyre të fundit, edhe kur e kanë fituar pronën në mirëbesim, pa u dhënë të drejtën që të dëgjohen dhe mbrohen në gjykim, shpresoj dhe besoj se njohja me përmbajtjen e Dirtektivës (BE) 2024/1260 e dt 24 Prill 2014, do të ndikojë në korrigjimin e këtyre shkeljeve.
Gjithsesi, është koha që edhe Parlamenti Shqiptar të marrë në konsiderate nevojën aktuale që ka praktika gjyqësore për të përfshirë konceptet dhe përkufizimet e mësipërme të Direktivës (BE) 2024/1260 e dt 24 Prill 2024, në legjislacionin që rregullonë masat pasurore kundër pasurise, sidomos në rastet kur Prokuroria gjatë gjykimit të autorëve te veprave penale, kërkon konfiskimi i pasurive të Personave të Trete, jo pjesëmarës në krim, ndërsa Gjykatat, duke shkelur çdo të drejtë elementare të këtyre personave, i privojnë nga e drejta e pronësisë, duke dhunuar të drejtat për procesin e rregullt ligjor që mbrohen nga Kushtetuta dhe KEDNJ.