Themeluesi i “Djathtas 1912”, Rezart Kthupi ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe entuziazmin e Berishës për fitoren e Donald Trump në SHBA.
Ai u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një parti në funksion të kryetarit të saj Sali Berisha. Kthupi thekson se sot SPAK duhet të ishte aleat i opozitës dhe jo të sulmohej institucioni.
Sipas tij, deputetët protestojnë për hallet e kreut të tyre dhe jo për interesat e qytetarëve.
“Ata thonë SPAK kontrollohet nga Rama dhe nuk është kështu. SPAK është i pavarur. Nëse opozita duhet të kishte një aleat sot, ai duhet që të ishte SPAK. PD duhet që të qartësohet dhe të ndahet nëse luftojnë për një kauzë për qytetarët apo për një kauzë për kryetarin. Ajo parti është në funksion të betejave të Berishës me SPAK”, tha Kthupi për “Report Tv”.