Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së mërkurës në Arenën Kombëtare ndaj Çekisë, një ndeshje tejet e rëndësishme, e cila mund të vendosë shumë për ecurinë e Ligës së Kombeve, nga e cila mund të fitosh edhe një biletë për Kampionatin Botëror.
Megjithatë, trajneri Sylvinho nuk ka një ekip në formën e tij më të mirë, duke qenë se duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të mungojnë në këtë sfidë, por edhe ndaj Gjeorgjisë 3 ditë më pas.
Por si mund të luajë braziliani në ndeshjen e së shtunës. Ai ka treguar se nuk i pëlqen shumë ndryshimet dhe moduli nuk ka për të ndryshuar edhe në këtë takim edhe pse ka shumë mungesa.
Në portë pritet të jetë Strakosha, ndërsa para tij do të vendosen Ismajli dhe Ajeti, i cili do të zëvendësojë sërish kapitenin Gjimshiti, që u dëmtua në ndeshjen e fundjavës me Atalantan. Në krah, pritet të konfirmohet Balliu në të djathtë dhe Mitaj në të djathtë.
Në mesin e fushës, Kristjan Asllani ka treguar se e ka lënë pas dëmtimi dhe do t’i bashkohet Bajramit, ndërsa nuk do të mungojë as Laçi. Në të djathtë të sulmit do të luajë Asani, në të majtë Bajrami, të cilët do të mbështesin në krye të sulmit Indrit Tucin, i cili debutoi me asist në sfidën e kaluar në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
/a.r