20 automjete luksoze të markave të njohura dhe të prodhuara vitet e fundit janë shoqëruar mbrëmjen e së hënës nga policia e Tiranës, pas dyshimeve se ato janë të vjedhura jashtë vendit.
Pas verifikimeve me pajisje speciale për kontrollin e shasisë dhe dokumentacionit, 17 prej tyre i janë kthyer sërish pronarëve, ndërsa 3 automjete vijojnë të mbahen në mjediset e Drejtorisë së Policisë, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.
Vetëm pak ditë më parë policia e Shkodrës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi finalizuan një operacion ku u sekuestruan 19 makina luksi, si dhe u arrestuan disa persona.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ka dyshime se në vend është rikthyer sërish trafiku i automjeteve të vjedhura, për të cilat ka dyshime se pajisen me dokumentacion të dubluar. /tch