Prej dy ditësh një 15 vjeçar nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet me familjen.
Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë, por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.
Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës.
Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar. Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë.
Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.
Arsyeja e largimit sipas babait është se ai i ka bërtitur djalit të tij që të mos bëjë sjellje të keqe dhe sipas tij, nga frika ai i ka treguar shokëve se do të largohet nga banesa.
Pas denoncimit forcat e policisë por edhe familja e 15 vjeçarit janë vënë në kërkim të tij.
/a.r