Një grup djemsh në një gjimnaz në Mullet kanë bërë një veprim të rëndë ndaj shokut të tyre.
Pas një zënke, ata kanë menduar të hakmerren, njëri prej tyre i bën atij urinën në kokë, ndërsa të tjerët qeshin.
Videoja që ka mbërritur pranë redaksisë Jetaoshqef.al, ku duket qartë dhuna e rëndë fizike dhe psikologjike ndaj adoleshentit. Nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre që ka arritur deri në këtë pikë, por ajo që bie në sy është frika e adoleshentit, i cili gjatë këtij akti nuk reagon edhe pse ndjen poshtërim brenda tij, gjë që duken edhe nga duart që i dridhen dhe i shtrëngon fort pas tokës.
Për të ruajtur identitetin e djalit dhe për të mos e cenuar akoma më shumë atë si person, Jetaoshqef.al i ka mbuluar fytyrën duke ia lënë në dorë organeve kompetente hetimin e metejshëm të këtij rasti.