Fatmir Xhafaj sqaroi për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca me Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion nuk kërkon të prek reformën në drejtësi. Por kërkon ta çojë më tej dhe ta përsos atë, përkundrazi është lidershipi i opozitës me Berishën që ka thënë se nëse vjen në pushtet do e zhbëjë SPAK dhe reformën në drejtësi. Por kjo është injorancë sipas tij, pasi duhet ndryshimi i kushtetutës për të bërë diçka të tillë dhe 94 votat.
‘Ka 2 qëndrime, një të lidershipi zyrtarë të PD, që do e zhbëjmë reformën në drejtësi. Kryetari zyrtar dhe kandidati për kryeministër e ka thënë këtë gjë. Qëndrimi zyrtar. Kë reformë në drejtësi, atë që miratuam bashkërisht. Nga an tjetër mazhoranca. E cila në mënyrë konsistente ka deklaruar që shtyllat kushtetuese të miratuar në 2016 janë të panegociueshme, të pandryueshme. Një nga arritjet më të mëdha politike të këtyre 20 vjetëve. E kemi deklaruar këtë gjë. E gjithë kjo u turr me një gur për të vrarë 2 zogj. Për të na vënë përballë të djeshmes sonë dhe për ta bërë të cenueshme këtë reformë të rëndësishme. Kemi miratuar një rezolutë, kemi një strukturë të dokumenteve analitikë.
Është pak injorancë, thonë do prekim reformën, SPAK. Është injorancë. Nuk e dinë, ndoshta. Ne kemi miratuar ndryshime në kushtetutë. 40 amendamente. I bëmë që të mos vinte dikush si ky tani dhe do ta zhbëjmë thotë. Nuk mund të ndryshosh asgjë sot në sistemin në drejtësi pa prekur kushtetutën. Që të zhbësh reformën do ndërhyrje kushtetuese. Nga kanë frikë, nga ne apo nga vetja. Të gjithë ne nuk e bëjmë pa BE. Kjo është pak naive dhe qesharake. Ne mendojmë vetëm si ta konsolidojmë sistemin e drejtësisë.’
Me ne funde k/hajduti,me banditet e tij,u detyruan te heqin dore,nga zhberja e Drejtesise,Tani dalin me justifikimin,se do nderpresin punen,gjoja te mose te kete iluzione,pra zgjedhjeve parlamentare te vitit 2025.U detyruan te ikin si te dhier,u rrefuzuan nga te gjitha istitucione,e nga shoqria civile.