Nga Rigels Seliman
Sot, kur Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) feston 83-vjetorin e themelimit (1941- 8 Nëntor- 2024), është një moment i shkëlqyer për të kujtuar se sa shumë ka ndryshuar ky vend dhe sa shumë është zbukuruar historia e tij, por sidomos për të kujtuar një figurë të njohur dhe “të padëshiruar” për shumë, që nga “komunisti” në “antikomunist” ka bërë një kalim të mrekullueshëm. Bëhet fjalë për Sali Berishën, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë. Gëzuar 8 Nëntorin Sali, siç thonë edhe miqtë e tij, që ndoshta janë tashmë po aq të frikësuar të dalin hapur për të thënë të vërtetën, por kjo është një tjetër histori.
Për ata që nuk e dinë, Sali Berisha, me gjithë përpjekjet për të fshirë e retushuar çdo gjurmë të lidhjeve të tij të mëparshme me regjimin komunist, dyshohet dhe ka akuza se ka qenë vetë një komunist, madje një komunist me post të lartë. Po, ai ka qenë sekretar partie, pikërisht ai njeri që tani mban fjalime të zjarrta për lirinë, demokracinë dhe luftën kundër komunizmit, ndërkohë që pasaportën e tij e ka vulosur në karrigen e komunistit të rreshtit të parë.
Por, edhe sikur Berisha të thotë që nuk ka qenë kurrë një njeri i sistemit komunist, historia e tij është atje për ta identifikuar atë, si një person që ka shpërndarë udhëzime dhe ka ekzekutuar urdhra të partisë. Ai dyshohet se ka pasur përfitime dhe privilegje nga ai sistem, njëlloj si shumë të tjerë që tani shpallin me krenari “antikomunizmin” si shpëtimtarë të Shqipërisë. Ironia e madhe është që tani ai është njeriu që mbron “vlerat” e demokracisë, duke e quajtur veten si luftëtarin më të madh të lirisë, ndërkohë që, në fakt, ka qenë pjesë atyre strukturave dhe atij sistemi. Kush do të guxonte të besonte se ky njeri, që dikur ishte një pedant i sistemit, sot është njeriu që shemb çdo gjurmë të tij?
Në këtë 8 Nëntor, kujtojmë se Partia Komuniste Shqiptare është themeluar pikërisht për të krijuar një shtet të ri, një shtet që u mundua të kontrollonte çdo aspekt të jetës sociale, ekonomike dhe politike, ku Sali Berisha ka qenë, përveçse një pjesëtar i partisë, edhe një mbështetës i dhunës dhe i mbajtjes së pushtetit me çdo mjet. Por, siç ndodh shpesh në Shqipërinë e pas ’90-ës, të gjithë ata që kanë kontribuar në shkatërrimin e një sistemi, më vonë krijojnë “një sistem tjetër”, duke u përpjekur të fshihen nga e kaluara. Kjo është, padyshim, një art i Berishës: të fshihet dhe të ribëhet gjithmonë “i ri”, “i pastër” dhe “luftëtar i lirisë”, ndërkohë që historia e tij është aty, e pastër dhe e ngulitur.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke mohuar të kaluarën e tij dhe duke e konsideruar veten si një hero të rënies së komunizmit, është si ai njeriu që fshihet pas stuhisë, për t’u shfaqur si shpëtimtari i mundshëm i qytetit dhe për të thënë më pas: “Unë kam qenë gjithmonë kundër atij sistemi, po të isha atje, do ta kisha luftuar.” Dhe, ndoshta, për të disatën herë, do ta ketë të nevojshme të na tregojë si luftoi ai me “shpirtrat komunistë” në vitet e para të tij në pushtet, kur, me shumë mundësi, edhe vetë ai kishte ende mbështetje nga disa ideologë të vjetër.
Sot i uroj Sali Berishës gëzuar 83- vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, njeriut që ishte aq i suksesshëm në të kaluarën dhe ka bërë karrierë mbi të, duke fshirë dhe ripërpunuar kujtesën kolektive të një kombi. Sot, u uroj gëzuar të gjithëve, atyre që mund të besojnë se historia mund të rishkruhet sipas nevojës dhe asaj që është më e përshtatshme për të ruajtur “shëndetin” e politikës së sotme. Fundja, përse të shqetësohemi për 8 Nëntorin dhe të kaluarën, kur kemi një të tashme të tillë për t’u mburrur?
Gjithashtu, u uroj gëzuar edhe të gjithë atyre që kujtojnë se, përpara se të ishte anti-komunist, Berisha ishte një komunist i zellshëm, me plot arsye për të ruajtur të njëjtën histori që ai e mohon vazhdimisht.
Gëzuar 8 Nëntorin, për të gjithë ata që kujtojnë dhe për ata që duan ta harrojnë!
Lavdi për jetë Marksizmë – Leninizmë – Stalinizmë – Enverizmë – Berishizmit……
Lavdi shokut Sali Berisha, komunisti besnik dhe trashëgimtari deri në vdekje, i parimeve të lavdishme komuniste.
Rroftë shoku Sali Berisha, si komunisti i fundit dhe i vërtetë në gjithë shkërdhatën Evropë.
Rroftë e qoftë, e ti rrojë kush e do.
Zoti e marrtë një orë e më parë.
Amin.