Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin me takimet që ai ka zhvilluar në Budapest me liderët evropiane, ndërsa dha edhe lajmin se Shqipëria do të presë në 2025 Komunitetin Politik Europian
Në foto, shihet që kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kyreministren e Italisë Georgia Meloni, por edhe personalitete të tjera.
Rama në Facebook shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sa te done te publikojne foto,k/hajduti nga Budapesti,perfundimisht eshte karte e djegur.Tani me te gjthe shqiptaret e kane kuptuar se eshte nji mashtrues klasit,hajdute i permasave,te dalura jashte cdo parashikim.Ne zgjedhjet parlamentare te viti 2025,shqiptaret do ti japin NOC RROKUN ne vend te votes,ktu do jemi.
Nuk eshte me inat kjo pune or mik! Ja edhe pak e mbase ju plotesohet deshira, 2033 eshte ne prag!