Laboratori fito-sanitar shtetëror në Maqedoni, ka marrë mostra të trangullit të importuar nga Lushnja, respektivisht Shqipëria, për t’u vërtetuar prania, ose jo e pesticideve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, zv. ministri plotësues i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski, thotë se rezultatet janë mjaft shqetësuese dhe alarmante, pasi ato tregojnë prani dyfish më tepër të pesticideve krahasuar me normën e lejuar. Ai pyet se kush ka lejuar futjen në treg të këtij prodhimi, duke theksuar se nuk ka të dhëna se në cilët qytete janë dërguar.