Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi nga Kuvendi ka akuzuar kryetaren Elisa Spiropali për paligjshmëri në Parlament.
Gjatë fjalës së tij për procedurë, Bylykbashi tha se miratimi në mars të këtij viti i një rregulloreje që ai e cilësoi si kamp-përqëndrimi, bëhet me qëllim, kontrollin e opozitës.
“Ju duhet të garantoni që kjo sallë të qeveriset nga rregullat. Ato që dëgjuam ne këtu është që ministri u drejtohet me atë ton e leksik deputetëve të opozitës.
Miratimi në këtë vit, në mars i një rregulloreje kampi përqëndrimi, si të suprimoni fjalën dhe kontrollin e opozitës, madje të thirrni edhe forcat speciale në parlament.
Nëse ka mënyrë më të mirë për të kontrolluar qeverinë, është si bëni buxhetin, këtë nuk doni. Nuk doni as buxhetin faktik, se ua kontrollon modeli i Durrësit me firmë të Ramës, ata i kontrollojnë paratë, se na duhen para zgjedhjeve t’i harxhojmë.
Për këtë arsye përsëri shtyni në këtë situatë që të keni kontroll. Ne do t’ua nxjerrim ujin e zi me gjithë sa keni bërë.
Duke shkelur të drëjtat e opozitës në parlament, tregoni se si ju shkelni paratë e shqiptarëve në mënyrë kriminale”, tha ai.
/a.r