Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se detyruan ish-kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, që të jepte dorëheqjen.
“Largimi i Nikollës nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruar të jepte dorëheqjen sepse Edi Rama donte një ushtar si puna juaj që të përjashtonte deputetët”, tha Dogjani gjatë fjalës së tij.
“Ne jemi të votuar dhe ju na përjashtuat se morët urdhër nga Edi Rama për të na ndërprerë fjalën. Keni rrëzuar rendin kushtetues në Shqipëri, keni përjashtuar 24 deputetë për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse ju intereson të riktheheni në diktaturë”.
/a.r