Në një seancë plot tension në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Dashnor Sula shprehu pa rezerva pakënaqësinë ndaj mënyrës se si mazhoranca po përdor autoritetin e saj.
Sula akuzoi mazhorancën për mungesë të respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për keqpërdorimin e rregullores së Kuvendit. Deputeti theksoi se ndëshkimet ndaj opozitës ishin pa bazë ligjore dhe i konsideroi të pakuptimta. Ai i drejtoi kritika të ashpra ndaj kryetarit të grupit parlamentar socialist, duke e akuzuar për gënjeshtra dhe duke e sfiduar që të argumentojë vendimet e marra.
“Ne nuk po themi që mos të respektohet Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, po na keni dënuar pa ligj, pa rregullore, dyzet ditë, gjashtëdhjetë ditë. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar pra, të na dënonit dhjetë ditë, na dënonit pesë ditë, na dënonit një ditë”, tha Sula. “Unë jam këtu nga 2005-a në Parlament, bashkë me disa kolegë këtu që jemi, bëhemi s’bëhemi dhjetë veta nga 2005-a. Më gjeni një rast, një rast të vetëm, të opozitës së atëhershme, me vuvuzela, bilbila, vazo, tavolina, karrige, çfarë nuk keni bërë, tjera jepte spitalin gjallë unë këtu. Më gjeni një rast që është dënuar më tepër se dhjetë ditë një koleg i opozitës së të hershme”.
Revolta e Sulës arriti kulmin kur foli për dënimin e deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë. “Po, turp nuk keni ju, se do të tregoheni me vendimin e gjykatës, vendimin e gjykatës që dënoi kolegun tonë, nënkryetarin e Grupit Ndërkombëtar të Partisë Demokratike, duke e vendosur pa ligj. Pa ligj, more, pa ligj! E bëtë kurban deputetin e Partisë Demokratike, politikanin, që i kanë shkatërruar tjetër familjen, deri në vitin dy mijë e tridhjetë, mos të kandidojë më. Çfarë tha e çfarë tha? Vëllai i ministrit të Brendshëm është trafikant droge, i dënuar me katërmbëdhjetë vite e shtatëdhjetë e katër muaj në Itali”, tha Sula.
/a.r