Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka thënë se skuadrën e tij e presin pesë ndeshje të “tmerrshme” në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Premierligë. Leicester ka shtatë pikë epërsi ndaj Tottenhamit, pesë xhiro para fundit.
Por, Ranieri nuk beson se gara për titull ka marrë fund. “Nuk ka përfunduar, pesë ndeshjet e fundit do të jenë të tmerrshme”, tha ai për “Sky Sports News”. Leicester City do të takohet me West Ham, Swansea, Manchester United, Everton, dhe Chelsea në pesë duelet e fundit në Premierligë.
“Tottenham nuk dorëzohet dhe ne duhet të ruajmë përqendrimin. Nëse Tottenham na tejkalon, ne duhet t’i urojmë, është ligj i sportit”, u shpreh italiani. “Fanella jonë është inspirim i madh, djelmoshat janë të shkëlqyeshëm, askush nuk heziton ta kryejë punën e tij dhe jemi të bashkuar. Kjo ju bën të kuptoni forcën e jashtëzakonshme të futbollit”, theksoi Ranieri.