• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët dhe “ekspertët”, çfarë mësuam për rrëzimin e helikopterit

by Java News
12/04/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej gati një jave spekulimet për rënien e helikopterit të Forcave të Armatosura nuk rreshtin. Çfarë nuk është thënë dhe hamendësuar për shkaqet e rrëzimit të një prej helikopterëve më të rinj të Forcës Ajrore. Për hir të së vërtetës ata që kanë folur deri dje kanë qene ose amatorë ose anonimë. Vetëm dy ditët e fundit kemi pasur mundësinë të dëgjojmë ekspertët e vërtetë, ata që kanë kaluar një jetë në fluturim.

Në një status në Facebook, ish-atasheu ushtarak në Francë, Zaim Kuçi, me 44 vite eksperiencë në FA, flet për natyrën e profesionit të pilotit dhe shpreh keqardhje që ngjarje të tilla përdoren politikisht. “Fluturimi mbetet një enigmë dhe është kapriçioz. Ai nuk mund të jetë objekt njohje i të gjithëve, aq më keq të trajtohet dhe të sillet i zgjidhur nga të gjithë. Ai i përket specialistëve dhe vetëm atyre. Është e papranueshme kur kërkohen situata për përftime politike.” – shkruan Kuçi, i cili nuk harron t’i cilësojë kolegët e tij si pjesën më të mirë të shoqërisë “Në 44 vite në uniformë kam arritur në konkluzionin se nëse do të punohej në të gjitha fushat e ndërtimit të shtetit shqiptar me ritmin, përkushtimin, ndërgjegjen dhe guximin e pilotit, Shqipëria do të ishte në listën elitare të vendeve në zhvillim”, e mbyll ai statusin e tij.

Një natë më parë në emisionin “Opinion” në TV Klan morëm përgjigje edhe për spekulimet që na kanë shoqëruar gjatë gjithë javës. Ndërkohë që është kërkuar llogari se pse nuk janë hapur jastëkët e ajrit, ekspertët na konfirmuar se helikopteri nuk ka të tillë. Gjithashtu mësuam se helikopteri nuk ka kuti të zezë, të cilën është thënë e stërthënë se është dëmtuar qëllimisht për të zhdukur provat. Mësuam se për shkak të përplasjes, pjesët e helikopterit mund të shpërndahen edhe në një hapësirë edhe më të madhe se 300 m. Madje, për shkak të vendndodhjes së serbatorëve të karburantit, iu dha përgjigje edhe dëshmisë së banorëve se dëgjuan një shpërthim në momentin e rrëzimit të EC 145. Por më e rëndësishme ishte përgjigjja që iu dha dyshimeve të cilësisë së karburantit. “Djegia e tij nuk do ishte e rregullt dhe do ndizte një llambë në panelin e instrumenteve”, tha shefi i operacioneve të fluturimit në Rinas, Dritan Goxhaj.

“Është marrë mostra e naftës për të verifikuar cilësinë”, tha gazetari Flamur Vezaj.

“Janë 2 motorë, nuk mund të fiken njëkohësisht për shkak të cilësisë së karburantit”, tha komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Astrit Jaupi, i cili pyetjes direkte të gazetarit Blendi Fevziu se “çfarë mund të ketë ndodhur”, iu përgjigj se “është e parakohshme për të folur. Le t’ia lëmë komisioneve”. Dhe pyetjes së dytë se nga hamendja juaj çfarë mund të ketë ndodhur, iu përgjigj “s’mund të flas.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe shefi i operacioneve të fluturimit në Rinas, Dritan Goxhaj, i cili pyetjes se çfarë mund të ketë ndodhur iu përgjigj: “Askush nuk mund ta thotë, përveç ekspertëve” duke iu referuar grupit që po heton shkaqet.

Ajo çka mësuam nga e gjithë kjo histori, që për hir të së vërtetës duhet të na shërbejë edhe në raste të tjera, është se duhet të bëjmë dallimin mes spekulimeve anonime dhe argumenteve të ekspertëve dhe profesionistëve të vërtetë. Por mbi të gjitha, të presim e të shohim përfundimin e hetimeve, se shyqyr Zotit janë të përfshirë edhe francezët edhe amerikanët.

Next Post

Princi William dhe Kate Middleton po kërcënohen nga ISIS gjatë vizitës në Indi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In