Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Donald Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në vitin 2021.
Gazetari Thimi Samarxhiu i cili po ndjek nga afër procesin e votimit në SHBA tha se nga frika e përsëritjes së ngjarjes së 2021 edhe disa biznese private kanë shtuar masat e sigurisë veç Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol.
“Duke parë çfarë ndodhi, për sa kohë ka ndodhur një herë, asgjë nuk e pengon të përsëritet për herë të dytë. Shanset që të përsëritet një skenë tensionesh është e mundur, ndaj janë marre masat edhe në shtëpinë e bardhë edhe në Capitol Hill”,-tha gazetari Samarxhiu.