Nga Dritan Hila
Berisha nuk lë rast dhe ditë pa iu kujtuar shqiptarëve se është i njëjti ujk i para 30 viteve që lëkurën edhe e ndërron, por vesin nuk e harron.
Një ditë më parë sulmoi Linda Ramën, për faktin që ajo është eksperte e certifikuar e ndërkombëtarëve për të bërë ekspertizën e ekonomisë shqiptare.
Linda Rama as u hyn në hise shqiptarëve, as merr para nga buxheti i shtetit, të vetmen leje ndërtimi për një godinë në pronën e saj që mori këtu e pesëmbëdhjet vite më parë, ia përfolën Berisha dhe skota e tij me vite të tëra ndërkohë që po ndërtonin për vete një lagje të tërë në pronën e shtetit dhe natyrisht nuk ka fondacione.
Mirëpo kënaqësia e Berishës është t’i shikojë shqiptarët që i ka kundër të ngordhin për bukë. Kur nuk i pushon dot vetë nga puna, lëshon zagarët e sulmit.
Ndërkohë në SHBA dhe Selanik elementë të tij tentojnë të prishin takimet e Ramës, siç dikur në vitet ‘91- ‘97 mitingashët e tij prishnin takimet e PS-së.
Ishin vitet kur kishte hedhur në rrugë dhe pushuar nga puna me të famshmin nen 24/1 të gjithë kundërshtarët. Janë ata që morën rrugët e botës dhe sot mbushin sallat e Ramës.
Me siguri kanë për t’u kujtuar kur të vijë dita e votimit. Bën mirë që ua kujton doktori se nuk ka harruar asnjë ves.