Këngëtarja Era Rusi ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme në spektaklin televiziv “Your Sound Face Familiar”. Ka qenë prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu, ajo që ka dashur të reklamojë një produkt të caktuar, ku i parashtroi këngëtares pyetjen se sa bëjnë 700+ 800. Rusi ka menduar për disa sekonda, por që nuk ka dhënë përgjigje.
“Pse kjo pyetje”, ka thënë ajo duke qeshur.
Pas kësaj, Vejsiu i ka shkruar asaj shifrën në celularin e saj, ku më pastaj Rusi dha përgjigjen e saktë duke thënë se bëjnë 1500.
Kjo na jep përshtypjen se këngëtarja shqiptare qëndron zero me matematikë, andaj vetën e saj ka gjetur më mirë në muzikë.