Binarët që kalojnë nëpër Liatang të Kinës, janë lagur me gjakun e një vajze, që u shtyp nga treni.
Adoleshentja që mbetet e paidentifikuar, nuk e ka përfillur sirenën e trenit në lëvizje, por ka vazhduar të fotografohet.
Në sytë e shumë turistëve, lokomotiva e ka goditur 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar autoambulanca, që e ka larguar nga aty trupin pa jetë.
Turistët që kanë qenë duke bërë fotografi spontane të fshatit piktoresk e kanë regjistruar rastësisht ngjarjen tragjike.
Telegrafi