Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së djeshme , Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Shkëlqim Salla, 42 vjeç, banues në fshatin Godolesh Elbasan
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë për moskallëzim të krimit, pasi duke qënë roje i karburantit në vëndin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallzuar, pasi:
Më datë 11.04.2016, në Lagjen “Skëndërbej” në afërsi të një pikë karburanti, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi:
Saimir Beqiri, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kqyrjes së vëndit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 6 copë gëzhoja, kalibër 9mm
- 2 copa predha
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.