Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 199 milionë euro apo rreth 20 miliardë lekë, raporton A2 CNN. Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në mbi 181 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga shteti Shqiptar.
Mbi 71 milionë euro janë tashmë për shkak të vendimeve të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces. “Në rast se nuk do t’i kishim këto fatura, për një vit, qeveria do të mundej të rriste pensionet me 3 mijë apo 4 mijë lekë. Në vend ë të bëjë këtë, po paguan papërgjegjshmërinë e vet”, thotë për A2 CNN Pano Soko.
Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”.
“Kjo për shkak të vendimeve që përfaqësues të institucioneve tona kanë marrë me kokën e tyre, por pa menduar për pasojat që do u vinin të gjithëve”, thotë Soko.
Pjesa tjetër e faturës gati 200 milionë euro përbëhet nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ministria e Financave raporton se detyrimet totale janë në vlerën e gati milionë euro, prej të cilave 17.9 milionë janë nga vendimet tashmë të marra, ndërsa pjesa tjetër nga proceset ende në gjykim.
“Në vend që të blihet ilaçe për spitalet e vendit, merren këto para’ për të paguar këtë detyrim që do paguhet nga taksat tona”, thotë Soko.
“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Zela” dhe “Delijorgji” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.
Duke i konsideruar si “skandaloze” vendimet e gjykatës së arbitrazhit pranë Bankës Botërore, kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe daljen e Shqipërisë nja juridiksioni i saj. Por deri më tani, kjo ka mbetur në kuadrin e një deklarate.
/a.r
K/hajdutit duhet ti konfiskohen,parate e pasurite marramendse qe ka,ne Shqipri e jashte saje.Edhe parate qe ka ne bankat jashte vendit ti konfiskohen, edhe saraji i surrelit,te shitet e shlyej parate qe ka humbur, e humbet ne arbitrazh,kto para hubmbin per fajet e tije.