Ka dalë në treg dhe në të gjithë libraritë e kryeqytetit libri i ri i Mero Baze. Libri, këtë herë vjen si vëllim me poezi.
Titullohet “Shi me baltë” botohet nga “UET Press” dhe mban shumë prej poezive të rinisë për autorin por dhe një konceptim të përbashkët për to si një elegji për dashurinë.
Mero Baze njihet kryesisht si gazetar por ai ka botuar dhe poezitë e para në mesin e viteve ’90 fillimisht në gazetën “Studenti” dhe “Zëri i rinisë”.
Gazetari me “G” të madhe i Shqipërisë ai ishte pjesë dhe përfaqësuesi kryesor i një brezi të artë të gazetarisë shqiptare.
Fillimisht punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe më pas në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë. Më pas si correspondent i “Zërit të Amerikës” dhe « Evropa e lirë ».
Me 1999 themeloi gazetën « TemA » ku është botues dhe editorialist i saj. Ndër krijimet e tij të tjera në lëminë e publicistikës përfshihen “Kthim grek”, “Realitete shqiptaro-amerikane”, “Shqipëria dhe lufta në Kosovë”, “Përballja me antiopozitarizmin”, “Viti 97”, “Republika e dytë”. Ndërsa në poezi “Jug”.
Ky libër “Shi me baltë” përfshin krijime kryesisht të rinisë e më vonë.
“Ky libër me poezi, kjo poemë elegjiake, me të katër pjesët e saj, i këndon humbjes, asaj të përgjithshmes dhe asaj vetjakes, asaj të përbotshmes dhe asaj të përveçmes, asaj të priturës dhe asaj të stisurës. Braktisjes së gjërave të shtrenjta, botës që na ikën përditë, na shket nga sytë, nga duart, nga mendja e nga shpirti si rëra…” – shkruan Ilirian Zhupa në parathënie.
Një botim që nuk duhet humbur.
Bëni një si punë shkrimi i formues, duke na thënë si me të rrëshqitur, se në cilën librari mund ta gjejmë këtë libër të mikut tonë Mero Baze.
Ju falenderoj.