Ndonëse ishte e paftuar dhe e pamirëpritur nga Kryetarja e këshillit kombëtar të integrimit Jorida Tabaku, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në shkollën e integrimit, për të cilën ishte kujdesur demokratja Tabaku që ta organizonte. Në bisede telefonike me A2CNN, Tabaku pohoi se Spiropali nuk kishte marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e panelit.
Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Europian nisi pa organizatoren e tij Jorida Tabakun si kryetare e Këshillit të Integrimit. Në mes të një klime të acaruar mes mazhorancës dhe opozitës, Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit kishte vendosur të prishte traditën, duke këmbëngulur që të vinte në aktivitet dhe të mbante fjalën hapëse.
“Përgëzoj punën e kryetares së këshillit kombëtar të integrimit, zonjës Tabaku. Punën që e ka bërë me pasion”, deklaroi Spiropali.
Me përfundimin e fjalimit Spiropali u largua dhe regjia e Kuvendit u kujdes të mbyllte transmetimin. Sinjali u rikthye kur në vend të socialistes Spiropali ishte ulur organizatorja, demokratja Tabaku, e cila e akuzoi kryeparlamentaren për vjedhje të takimit.
“Kërkoj ndjesë që nuk erdha që në nisje të takimit. Do kisha dashur sepse kam kontribuuar që kjo shkollë të vijojë, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet, të vjen kur vidhen me kontratë konçesionare, të vjen keq edhe kur puna u desh të përdorej për ndasinë tonë politike, por mua nuk më ndalon asgjë”, tha Tabaku.
Tabaku i pohoi A2CNN se kryetarja e Kuvendit iu vetëftua edhe pse i ishte bërë e qartë se prezenca e saj nuk ishte e mirëpritur, sidomos në kushtet e aksionit opozitar të javëve të fundit, ku dy forcat kryesore kanë ndërprerë kontaktet me protestat në Kuvend dhe përjashtimin në masë të deputetëve demokratë.
E ndërkohë dëshmitar i kësaj skene ishte vetë ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i cili i bëri thirrje Kuvendit të mos zvarrisë reformat, raporton A2 CNN.
“Nuk ka kohë për të hezituar apo zvarritur pasi standardi apo piketat për çdo vendim rregullator i marr nga ky Kuvend, nga bashkitë apo qeveria duhet të jenë si të BE”, u shpreh Gonzato.
Shkolla e Integrimit Europian zhvillohet çdo vjeshtë me përfaqësues të shoqërisë civile, administratës qendrore dhe vendore dhe kësaj here kishte edhe përfaqësues të biznesit.
Ata përfshihen në një trajnim intensiv, duke marrë informacion mbi legjislacionin e BE dhe më pas mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në përmbushjen e kritereve të vendosur nga unioni për vendin tonë.
/a.r
Spiropali, ja çpoi kamardaren Tabakes, kështu që, bretkosa nuk guaste më ….
Të lumtë bretkosa Joridë.
Tjetër herë, më e qetë. Më pak idhnake. Je për tu mëshiruar. Je në korsi të gabuar, tregues i një mungesë perspektive. Gjithëçka e ke nga orientimi inatçor e idhnak.
Uthulla e fortë, thyen sbtambën e vet.