SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën në lidhje me grabitjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Prill 2019. Aktualisht Talo Çela ndodhet në kërkim nga autoritetet policore.
Kjo ishte edhe arsyeja pse çështja në ngarkim të Çelës u nda nga pjesa tjetër e të akuzuarve në lidhje me grabitjen e parave.
Kujtojmë se për vjedhjen e 5.4 milionë Eurove u gjetën fajtorë dhe janë dënuar me 122 vite burg në total 7 persona të tjerë. Mes tyre janë Kelment Çala, i konsideruar si një nga njerëzi kryesorë në organizimin dhe finalizimin e grabitjes si dhe vëllai i tij, Eldi Çala, respektivisht me 20 dhe 17 vjet burg.
Në ngjarjen në fjalë, disa nga të pandehurit u futën me një furgon brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, iu afruan një avioni dhe nën kërcënimin e armëve morën vlerën e konsiderueshme të parave.
/a.r