Divjaka vijon të mirëpresë turistë të shumtë, çka njëkohësisht shton me shumë nevojën për punonjës edhe përtej sezonit veror për shërbime tek bizneset.
Bar-restorantet e ndërtuara në zonën e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta po punojnë me orare të zgjatura edhe në këtë periudhë të Nëntorit.
Për të përballuar fluksin e klientëve, përveç ndihmës nga punësimi familjar, bizneset kanë punësuar në fundjavë edhe të rinjtë.
Ky djal i ri punon për të siguruar para për shkollën, ndërsa kjo nënë e re, pas mbylljes së sezonit turistik në Greqi ka gjetur punë në Divjakë.
Ushqimi i freskët, çmimet e lira dhe natyra e bukur kanë bërë që shumë turistë të rikthehen në Divjakë. Këtë e nënvizojnë disa sipërmarrës, të cilët thonë se qëllimi kryesor është shërbimi cilësor, ndaj duhen punonjës të kualifikuar.
Divjaka është zona me numrin më të madh të resoranteve të peshkut të lagunës, ndaj tërheq gjatë gjithë vitit klientë të shumtë vendas dhe të huaj.