Një skandal ka ndodhur ditën e sotme në Kapshticë, ku pala greke në kufi nuk ka lejuar një grup gazetarësh shqiptarë që të kalojnë në territorin grek, duke i penguar pa asnjë arsye që të kryejnë detyrën!
Gazetarët ishin nisur për në Selanik, aty ku detyra iu kërkon që të ndjekin nga afër takimin e Edi Ramës me shqiptarët që jetojnë atje.
Edhe pse nuk kishte asnjë arsye ligjore për t’i penguar, duket se pala greke “ka treguar muskujt”.
Ndoshta rastësi, por ky veprim vjen menjëherë pas incidentit që ndodhi në Tiranë, kur eurodeputeti Fredi Beleri u godit me vezë dhe kos nga një qytetar, ndërsa ndaj tij u drejtua edhe thirrja “vrasës”, që lidhej me akuzat ndaj tij për masakrën e Peshkëpisë.
Por ndërsa në rastin e Belerit reagimet ishin të menjëhershme dhe të bujshme, teksa Athina zyrtare i kërkonte llogari Tiranës zyrtare për veprimet e një qytetari, duke thënë se po shkelen të drejtat e njeriut, në rastin e gazetarëve të penguar nga zyrtarët grekë… duket se për sytë e tyre nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje!
Cili duhet të jetë reagimi nga autoritetet greke në rastin kur gazetarëve nuk u lejohet që të kryejnë detyrën? Apo reagimet vijnë vetëm kur bëhet pis xhaketa e Belerit nga një qytetar?! / JavaNews.al