Protestë në mbrojtje të lumit Valbona janë organizuar të hënën në Tiranë, Tropojë dhe në New York.“Valbona është në zemrën tonë” dhe “Larg duart nga Valbona”, ishin disa nga parullat që mbanin protestuesit para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë, shkruan “Koha Ditore”.
Ndërsa një grup shqiptarësh nga New Yorku dhe shoqata “Valbona”, me iniciativën e Catherine Bohne ose nusja amerikane e martuar në Valbonë, me anë të një proteste në New York kanë kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Të tubuarit në Tiranë, në Bajram Curr dhe në New York, por edhe të rinjtë nga Kosova që ishin mbledhur në Parkun Nacional të Valbonës, i drejtuan kërkesë kryeministrit Edi Rama që të anulojë kontratat koncesionare duke shpëtuar kështu zhvillimin e turizmit në Parkun Kombëtar të Valbonës.