Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për sheshin “Skënderbej” ishin temë diskutimi në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel. Projekti i sheshit qëndror u diskutua mes debatesh të ashpra midis nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku dhe kreut të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi. Zyrtari i PD akuzoi mazhorancën se pas projektit për sheshin Skënderbej fshihet një aferë e madhe korruptive që parashikon ndërtimin e disa kullave.
“Sheshi Skënderbej, një aferë e madhe korruptive. Planifikohen të ndërtohen disa kulla rreth sheshit. Projekti për sheshin nga një studio e cila është nën hetim në Hollandë. Kompania që ka bërë projektin e sheshit Skënderbej, në ëebsite e saj ka hedhur projekt me disa kulla në qendër”, tha Malltezi.
Ndërkohë nënkryetari i bashkisë ka hedhur poshtë pretendimet e Maznikut. Mazniku tha se nuk ka plan për ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, dhe sipas tij i ëhstë kërkuar kompanisë të bëjë rikualifikim të projektit.
“Ish kryetari i bashkisë hodhi dëm nje investim prej 2 milionë euro. Projekti real për sheshin Skënderbej nuk ka asnjë kullë, shton gjelbërim me 50 përqind. Do bëjme rikualifikimin urban edhe Bulevardit Zogu I. I kërkuam kompanisë që të bëjë rikualifikime të projektit të sheshit. Diskutimet e Malltezit të habitshme, ai ka qenë pjesë e hartimit të projekteve që i këputen pjesë Parkut”, tha Mazniku.