Një skandal që përfshin Serbinë është regjistruar në televizionin kombëtar HRT në Kroaci, teksa analisti ushtarak Mario Galiç në transmetim live ka bërë thirrje publike për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Galiç ishte i ftuar mes panelistëve në programin “Poligraf” të Radio Televizionit Kroat së bashku me eurodeputetin nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Štir, Gordan Bosanac nga partia “Ne mundemi” dhe Krešo Beljak nga HSS.
Galiç ishte duke komentuar progres-raportin e BE-së për Serbinë, kur nisi të flasë për rrëzimin e aeroplanit presidencial të Serbisë, ndërsa çuditërisht eurodeputetët kroatë në studio nisën të qeshin.
“Kroacia nuk do të marrë raketa lundrimi dhe me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, sepse ato mund të synojnë dhe godasin avionin presidencial mbi Beograd dhe kështu ta zgjidhin problemin”, tha Galiç.
Me irioni deputeti i HSS-së, Krešo Beljak shtoi: “Mu në qendër të botës serbe”.
Deri më tani askush nga HRT nuk ka kërkuar falje për këtë deklaratë të Galiç, por në Serbi ajo po komentohet gjerësisht dhe ka qenë në fokus të kritikave.
Jeni ne terezi ju apo jo?! Apo jeni tellalle te Serbise dhe beni propaganden e saj?! Kete deklarate edhe kur e lexon duket qe eshte shume ironike. E jo me kur e degjon qe kuptohet qarte qe ushtaraku e ka me paranojen serbe qe do te justifikoje armatosjen e vet, dhe nderkohe akuzon fqinjet si Kosova apo dhe ne kete rast Kroacia qe nese blejne armatime te reja, sipas llogjikes se Vucicit keto vende jane rrezik per Serbine sepse mund ta sulmojne..