Deputeti demokrat Luan Baçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte, për arsye që ende nuk dihen.
Vetë deputeti në hyrje të institucionit tha për mediet se ka ardhur “për një problem që do e shpjegojë kur të dalë”.
Kjo nuk është hera e parë që deputeti Luan Baçi paraqitet në dyert e SPAK, ndërsa ndaj tij ka një kallëzim penal për fshehje pasurie nga biznesmeni Aredin Behari.
Në kallëzimin e tij, Beahri pretendon se deputeti nuk ka deklaruar investimet e tij të kryera në vitet 2010-2012, në një kompleks turistik në Vlorë.
Aredin Behari ka kallëzuar deputetin në SPAK, pasi pretendon se këto investime nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
/a.r