E Premte 01 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira te pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/18°C
– Zonat e ulëta 8/25°C
– Zonat bregdetare 12/24°C
Kosova për dt. 01 Nentor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4C –8°C në mëngjes deri në 17°C –20°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë 02 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira te pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/21°C
– Zonat e ulëta 8/24°C
– Zonat bregdetare 14/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari