Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels kritikoi zgjedhjen e Real Madrid për të braktisur ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi kishte marrë informacione se Vinicius nuk ishte fitues.
“Përdorimi i fjalëve ‘mungesë respekti’ kur zgjedhjet nuk janë fituar kanë disi qasje ‘trumpiane’. Për fat të keq kjo është mosrespektuese për të tjerët.
Atje ndoshta nuk kishin dyshime se dikush nga Real Madridi e meritonte, por ka lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, që janë kaq të mirë. Është turp të mos i nderosh ata. Ka pasur ekipe që janë penalizuar më së shumti në futbollin ndërkombëtar, më lejoni t’jua them këtë”.
Mbrojtësi veteran gjerman përfundoi duke bërë shaka për renditjen e tij: “Vendi i fundit për ‘Topin e Artë’ është vendi i fundit i më i mirëve në botë”- tha ai.