Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka përjashtuar veten nga dialogu politik dhe kjo nuk ka të bëjë me verimet e shumicës ndaj saj.
“Problemi është që kur duhet të vallëzosh, duhen dy vetë. Dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot, është shumë e thjeshtë. Kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë”, tha Rama në një konferencë për mediat.
“Ndjehen të përjashtuar, më vjen shumë keq, është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qëndrimet tonë. Është zgjedhja e tyre legjitime. Jemi vend i lirë, demokratik, secili bën zgjedhjen e vet. Edhe zgjedhja për të vrarë veten… politikisht, është legjitime, nuk e ndalojmë dot”.
“Kur ishim ne në opozitë, dërgonim letra për të folur, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që tani situata është ndryshe. Por diskutimet bëhen përmjet gjuhës, jo përmes krahëve, këmbëve, gjokseve. Kjo është shumë e thjeshtë”.
/a.r