Nga shifrat e publikuara sot nga INSTAT-i për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se në dy tremujorët e fundit të 2015-ës, rritja reale (e zhveshur nga luhatjet e çmimeve) e konsumit final të popullatës ishte përkatësisht plus 1.74% dhe plus 2.12%, krahasuar me të njëjtët tremujorë të 2014-ës (krahasimi me të njëjtët tremujorë të një viti më parë bëhet që të shmangen ndikimet sezonale).
Në dy tremujorët e parë të 2015-ës, konsumi final i popullatës pësoi tkurrjen më të madhe me bazë vjetore në 18 vjetët e fundit – përkatësisht minus 1.08% dhe minus 3.07%, krahasuar me te njejtet tremujore te një viti më parë.
Ndërkohë, Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (shtimi/zgjerimi i ndërtesave, objekteve, infrastrukturës, makinerive etj.) njohu rritjen më të madhe në 6 vjetët e fundit. Rritja reale me bazë vjetore për secilin tremujor të 2015-ës ishte përkatësisht 9.14%, 18.49%, 12.73% dhe 6.89%.
E. Zaloshnja