Teksa Bashkimi Evropian perserit thirrjet per dialog ne kuader te integrimit, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh jashtë Kuvendit se nuk ka asnjë mundësi dialogu me këtë mazhorancë.
Bardhi ngriti akuzua të forta ndaj kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për lidhje me Pëllumb Gjokën. Bardhi tha se kjo mazhorancë i është dorëzuar krimit të organizuar dhe nuk përfaqëson qytetarët, shkruan A2.
“Nuk kam qenë në IEVP-në e Fierit dhe nuk kam pasur mundësinë të takojë Pëllumb Gjokën dhe zëdhënësit e tij ne nuk komunikojmë. Zonja ka vendosur të bashkëveprojë me krimin e organizuar.
Rama mendon se është harruar fakti që drejtues i Qarkut të Durrësit Numri 3 i listës së Durrësit ishte caktuar nga banda Hajri. Këta nuk janë përfaqësues të qytetarëve”, tha Bardhi.
/a.r